Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka thirrur grupin parlamentar ku është diskutuar aksioni opozitar në Parlament.

Burime të “Fax News” kanë zbuluar pjesën e bisedës të Lulzim Bashës drejtuar deputetëve të PD-së ku kryefjala e diskutimeve ishte “situata e rënduar ekonomike në familjet shqiptare”.

Ne këtë takim mësohet se Basha ka kërkuar ngritjen e tre komisioneve hetimore. I pari për masakrën zgjedhore pritet të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, i dyti për çështjen Beccheti pritet të drejtohet nga Gazment Bardhi, ndersa ai per inceneratoret nga Jorida Tabaku.

Gjithashtu burimet brenda selisë blu bëjnë me dije se pritet që të formohen grupet që do të diskutojnë për ribërjen e reformës territoriale, asaj kushtetuese dhe zgjedhore. Basha ka kërkuar që të ngrihen 3 komisione të rëndësishme hetimore.

Basha deputeteve: Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.

Basha: Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore.

1- Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, qe u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR . Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrëisn italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.

Nis mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, deputeti që u pozicionua në krah të Berishës pjesë e takimit (EMRI)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re