Tragjedi në Dibër! Nxirren pas 48 orësh tre trupa të pajetë nga miniera e Selishtës.

Mbrëmjen e kaluar tre viktimat kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre prej orësh.

Ka qenë vëllai i njërit prej tyre që ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin, duke alarmuar dhe banorët e zonës, të cilët kanë shkuar te miniera ku ata punonin.

Të pajetë nga miniera janë nxjerrë inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç, si dhe Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rruzhdi Rushiti, 29 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re