Policia e Fierit ka informuar se ka gjobitur me një milion lekë secilit dy pronarë të dy restorantëve në qytet.

Sipas policisë së qytetit jugor, pronarët janë gjobitur, për shkak se organizonin dasma në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Fier

Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve D. V. dhe L. M masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re