Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha.

Ndërkohë nuk është marrë masë përjashtim ndaj deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi.

Kujtojmë se më herët, Partia Socialiste kërkoi masë disiplinore për 5 deputetë të opozitës pas kaosit të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së të hënës (20 nëntor).

Deputetët për të cilët u kërkua marrja e masës disiplinore ishin: Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Sorina Koti, Albana Vokshi dhe Flamur Hoxha.

LEXO EDHE: PS identifikon deputetin që i vuri flakën tavolinës së Lulzim Bashës në Kuvend: Shkaktoi panik në sallë

Në kërkesë drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore për 5 deputetë të opozitës, shkruhet se ishte ligjvënësi i PD-së  Bledjon Nallbati i cili nxorri nga çanta e koleges së tij, Albana Vokshi një kuti, e cila sapo e ndezi mori menjëherë flakë.

Sipas PS, i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha kjo kuti u vendos në tavolinën e Lulzim Bashës dhe sipas tyre u dëmtua pajisja elektronike të votimit dhe u rrezikua që flakët të përhapeshin në sallë.

“Kjo situatë shkaktoi panik dhe tek vetë deputetët e opozitës”, thuhet në kërkesë. Ndërkohë akuzojnë kreun e grupit të opozitës Gazment Bardhin se është konfliktuar me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe ka hedhur një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë.

“Përsëritja e situatave të vazhdueshme të bllokimit të seancave plenare nga deputetë të opozitës është e pa tolerueshme”, shprehet PS.

Ndërsa është kërkuar marrja e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Sorina Koti, Albana Vokshi dhe Flamur Hoxha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re