Gjykata e Apelit Lezhës ka marrë vendimin duke lënë në burg Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Mollën, 27 vjeç, Ermal Tarazhin, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç si dhe A.GJ 17 vjeç, për përdhunimin e të miturës 15-vjeçare në Rrëshen.

Më 21 maj aktivistë dhe qytetarë protestuan në Rrëshen në sheshin ‘Abat Doçi’ të qytetit, kundër dhunës ndaj të miturve. Ngjarja u zbulua nga familjarët e të miturës, e më pas policia arrestoi autorët pas dëshmisë së të miturës.

Por si ndodhi dhe u zbulua ngjarja?

Vajza mësohet se në fillim është ngacmuar nga Artan Kaçorri, 31-vjeç i cili shkonte në shkollë dhe e ngacmone.

Bëhet me dije se fillimisht vajza që është në klasën e 9-të dyshohet se ka pasur marrëdhënie me 31-vjeçarin  Artur Kaçorri, i cili është njëri prej 5 personave të arrestuar, dhe më pas të gjithë ata e kanë shantazhuar dhe detyruar atë që t’iu bindet, duke e kërcënuar me një video që kishin ndaj saj.

Gazetarja e Fax News në Lezhë Brixhilda Deda, e cila ka shkuar në fshatin ku jetonte e mitura raporton se familja e saj ndodhej në kushte shumë të vështira ekonomike.

Mësohet se mamaja i ka gjetur të miturës një telefon që nuk ishte blerë prej tyre, dhe në këtë moment kanë lindur dyshimet. Më pas së bashku me familjarët e mitura ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë së Lezhës, për 5 personat e dyshuar të cilët u arrestuan nga Policia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re