Ilustruese
Një aksident tragjjik ka ndodhur në aksin Milot-Mamurras natën e djeshme, ku një automjet tip ‘Toyota’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal me ujë pranë saj. Për pasojë kanë humbur jetën dy personat të cilët po udhëtonin në makinë, të cilët janë identifikuar si shtetasit Urim Pepa, 39-vjeç, banues në Tiranë dhe shtetasi Saber Dunga, 45 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë: Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
