Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Lezhë Shkodër, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve.

Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Zyhdi Meti ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës shtetasi Vilson Tola, i cili po ashtu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dajçit, ndërkohë që prej disa minutash tashmë është bllokuar qarkullimi në të gjithë aksin rrugor. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që po hetohet në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re