10 gra përfunduan në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kapën duke përpunuar kanabis.
Ato ishin punësuar nga familja Gjoni në fshatin Bardhaj prej disa kohësh. Punëtoret vinin nga qytete si Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja dhe merreshin kryesisht me përpunimin e lëndës narkotike.
Në pranga përfundoi edhe 42-vjeçarja, Danjela Hasani, e ndaluar dhe tre herë të tjera për të njëjtën veprimtari kriminale. Hasani, sipas policisë, kishte rolin e organizatores dhe bashkëpunonte me anëtarët e familjes Gjoni, për gjetjen e punëtoreve.
Operacioni i koduar “qarku” pwrfundoi me edhe me arrestimin e 6 antarëve të familjes Gjoni ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.
Sipas policisë, rrejti i trafikut drejtohej nga 31-vjeçari Pjetër Gjoni.
HAMDI FJORA
DREJTOR I POLICISE SHKODER
“Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare”
Kjo ishte faza e katërt e operacionit të ndërmarrë nga policia e shkodrës kundër kultivimit të kanabisit, ndërsa janë sekuestruar në total 191 kilogranë hashash, 456 bimë narkotike, si dhe janë arestuar 24 eprsona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
TË ARRESTUAR
Zef Gjoni, 56 vjeç
Pjeter Gjoni, 31 vjeç
Elvis Gjoni, 24 vjeç
Roland Gioni, 22 vjeç
Flora Gioni, 29 vjeçe
Antoneta Gjoni, 55 vjeçe
Danjela Hasani, 42 vjeçe
Drita Cuni, 45 vjeçe
Dorentina Hoxha, 34 vjeçe
Franga Gini, 52 vjeçe
Hurme Bafti, 47 vjeçe
Mimoza Hoti, 51 vjeçe
Elida Doku, 43 vjeçe
Blerina Meta, 37 vjeçe
Valbona Haka, 45 vjeçe
Fatime Baftaj, 53 vjeçe
NË KËRKIM
Fabion Gjoni, 31 vjeç