Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Burime për gazetarin e Vizion Plus,. Bepin Kolvata, bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur efektivi i policisë Gjergj Ndërshtiqaj 28-vjeç punonjës policie, dhe kunati i tij Gjin Nika (kunati) 30-vjeç.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë që është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Lexo edhe :Related Posts

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Njoftimi:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër. 

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re