Është arrestuar Maren Hoxha një nga autorët e dyshuar për plagosjen me thikë të Eder Dorzi në datën 21 janar, në rrugën Vaso Pasha. Ndërsa, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori Eridon Hasa, i cili e ndihmoi për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një lokal në bllok.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 21 janar, në rrugën Vaso Pasha.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ndaluar shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën “Vaso Pasha”, në një lokal, në bashkëpunim me shtetasin E. H., (aktualisht në kërkim), kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. D.