Një plagosje me armë është regjistruar këtë të martë pranë lagunës së Patokut në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se  56-vjeçari Besnik Selmani ka plagosur me çifte 49-vjeçarin Besnik Pula. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Ndërkaq, i plagosuri është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë dhe ndohet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për lokalizimin dhe kapjen e autorit janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko