Skip to content

Emrat/ Plagoset me gërshërë 24-vjeçari në Ballsh, detajet e para

Armelin Hoxha, 30 vjeç, është vënë në pranga, pasi ka plagosur me gërshërë një tjetër person. Ngjarja mësohet se është regjistruar në lagjen “5 shkurti”, Ballsh, ndërsa i plagosuri është identifikuar si, Xhesild Yzeiraj, 24 vjeç.

 

Dyshohet se shkak është bërë një konflikt çasti, ndërsa raportohet se dy të përfshirët ishin nën efektin e alkoolit.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.