Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë në vendin tonë. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Shijak ku një 30 vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një 18 vjeçar i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Sipas policisë gjatë një  konflikti për motive te dobëta  shtetasi  Kledi Çyrbja ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Saimir Bega 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur 18-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë kujtojmë se një 46 vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë kësaj të shtune në Kukës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re