Skip to content

EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Peqin, policia në kërkim të autorit

Një 55-vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Peqin. Shtetasi Diell Çela është konfliktuar me shtetasin Sokol Dehima, 52 vjeç, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë.

I plagosuri është paraqitur vetë për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.r.t