Skip to content

EMRAT/ Qëlloi me armë zjarri në 29-vjeçarin pas sherrit për vendparkimin, shpallet në kërkim 32-vjeçari! Ja si është gjendja e të plagosurit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (9 Prill) në Rrugën e Dibrës në kryeqytet.

Raportohet se 32-vjeçari Franci Canaj gjatë një konflikti për vendparkimin ka plagosur në këmbë 29-vjeçarin Gerald Hoxha.

I plagosuri mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Policia identifikon dhe shpall në kërkim një 32-vjeçar që plagosi me armë zjarri një shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se në Rrugën e Dibrës ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. C., 32 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin G. H., 29 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit në këmbë, me armë zjarri.

Shtetasi G. H. mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

“”