Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër, pasi në gjendje të dehur kanë qëlluar më armë zjarri në ajër orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin Prek Cali.

Sipas bluve, në pranga kanë rënë dy vëllezër, përkatësit shtetasit Ndok Marku, 48 vjeç, Lekë Marku, 35 vjeç dhe kushëriri i tyre, Viktor Marku, 38 vjeç.

Mësohet se 38-vjeçari Viktor Marku, nuk është emër i panjohur për autoritetet, pasi njihet si person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Ai është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë reagimit në kohë Policia kapi dhe vuri në pranga  autorët e dyshuar (dy vëllezër dhe kushëririn e tyre).

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në sheshin Prek Cali, është  qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të tre shtetasve, si autorë të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore,  specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin e shtetasve të shoqëruar, të dyshuar si autorë të ngjarjes, konkretisht shtetasit:

V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se këta shtetas, në gjendje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE: I dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë, kush është Viktor Marku, i cili qëlloi me armë zjarri në Shkodër

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re