Sekuestrohen kamera te vendosura  në kundërshtim me ligjin në fshatin Baban dhe në qytetin e Bilishtit, që u përkasin dy shtetasve me precedentë penalë.

Nga kontrolli i komisariatit të këtij rrethi, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban, dhe  Sokol Anxhi në qytet.

Sipas informacioneve, të dy shtetasit janë me precedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi ishte me masë sigurie arrest në shtëpi.

Deri tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara, pasi ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re