Një sherr mes dy tregtarëve për vendosjen e arkave ka bërë që një prej tyre të përfundojë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit, pranë stadiumit, ku pas një përplasjeje fizike me sende të forta ka përfunduar në kirurgji shtetasi Ardian Rista, 45 vjeç.

Sherri mund të kishte pasoja fatale, por ndërhyrja në kohë e policisë qetësoi palët.

Ndërkohë, forcat e rendit kanë shoqëruar shtetasin Shpëtim Bajrami.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re