Policia ka arrestuar dy të rinj, 20 dhe 27 vjeç, të cilët u kapën duke qarkulluar me një mjet në të cilin kishin fshehur dhjetëra doza kokaine.

Lënda narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua. Ajo ishte e ndarë në doza të vogla dhe shitej nga Julian Çollaku e Edmal Tahiri në lokalet e natës në zonën e Himarës.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.

Lëviznin me automjet, për të shitur doza kokaine dhe cannabisi në lokalet e natës, arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen dhjetëra doza të këtyre lëndëve.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shitnin doza lëndësh narkotike, në lokalet e natës në Himarë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 25”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit J. Ç., 27 vjeç dhe E. T., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis, të ndara në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re