Detaje të reja kanë dalë nga një bandë grabitësish të kapur në Greqi, të cilët akuzohen për vjedhje të ndryshme në dyqane, bizhuteri dhe makina. Banda në fjalë u shpërbë më 7 qershor në Atika të Greqisë, ndërsa së fundmi janë publikuar fotot dhe emrat e të arrestuarve ku mes tyre ka edhe shqiptar.

Sipas mediave greke të arrestuarit janë: Bisi Ibro, lindur më 1995 në Shqipëri; Besim Martini, lindur më 2002 në Shqipëri; Andrea Ademi, lindur më 2000 në Shqipëri, Raheem Abdul, lindur më 1996 në Pakistan dhe po ashtu u shpall në kërkim Sefket Oglu, lindur më 1985 në Kilkis.

Policia kësaj bande ka mundur ti sekuestrojë sende me vlera të larta monetare që dyshohet se janë vjedhur më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re