Mediat italiane raportuan një ditë më parë për arrestimin e 4 grabitësve shqiptarë të cilët ishin shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre kishte me dhjtetëra denoncime për vjedhjen e disa vilave në zona të ndryshe të Milanos, Varezes dhe Monzës.

 

Sipas asaj që shkruan Corriere Della Sera banda e përbërë nga 5 anëtarë ishte kthyer në terrorin e banorëve, ndërsa ata u pikasën nga policia mbrëmjen e 20 tetorit, ku humbi jetën dhe njëri nga anëtarët e grupit të quajtur “akrobatët”.

 

Saimir Damzi 38-vjeç humbi jetën në një aksident rrugor ndërsa po ndiqen nga policia mbrëmjen e 20 tetorit përgjatë autostradës Del Sole, në zonën e Modenas.

 

Brenda mjetit me të cilin udhëtonte Damzi u gjetën sende të vjedhura, para dhe drogë.

 

Ndërkohë që katër anëtarët e arrestuar janë Andrea Aliaj 41-vjeç i njohur si Bledi, Ermal Damzi 34-vjeç, Kristian “Kristi” Filopati 30-vjeç dhe një person tjetër emri i të cilit ende nuk është bërë pubik.

 

Banda shqiptare e njohur ndryshe dhe si akrobatët akuzohet për 17 grabitje të kryera brenda nga 14 deri në 28 tetor.

 

Pas një sërë denoncimesh ata u vunë në përgjim nga policia, ku u mësuan edhe rolet e secilit prej tyre.

Rolet e anëtarëve të bandës

 

Saimir Damzi kishte rolin e shoferit, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si “koka” e grupit, ai kujdesej për planin e grabitjeve por edhe për të mbuluar më pas gjurmët.

 

Ndërkohë që Ermal Damzi dhe Kristian Filopati të njohur ndryshe edhe si “akrobatët” ishin ata që depërtonin brenda banesave dhe vidhnin gjithçka që ata e konsideronin të vlefshme.

 

Ndërsa Aliaj dhe një person tjetër kishin rolin e pprapavijës, atë të vëzhdguesit. Kodi më i njohur që ata përdorinin ishte “zezakët” të cilin e përdornin sa herë që afrohej policia. /Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re