Policia italiane në Brescia ka shkatërruar një bandë që ishte aktive në fushën e prōstitucionit.

Në prangat e policisë janë vënë nëntë persona, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas mediave përtej Adriatikut, është arrestuar kreu i kësaj bande shqiptarja Liljana Shoshari, 35 vjeçe, banuese në komunë Rezzato në provincën e Brescias, shoferi i saj 61-vjeçari italian me origjinë kalabreze Ludovico Raffa, shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani me detyrën e kontrollit të vajzave prōstituta në rrugë e shtetasja rumune Ionica Paun.

Ata akuzohen për trāfik dhe shfrytëzim prōstitucioni, grābitje e trāfik lëndësh narkōtike.

Hetimet e këtij operacioni i koduar “Telepass” kanë nisur katër vite më parë e kanë zbardhur aktivitetit kríminal të kësaj bande që shfrytëzonte vajza të ardhura kryesisht nga Evropa Lindore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re