Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës, kryesisht në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Në pranga kanë rënë 11 persona, 10 prej të cilëve janë shqiptarë. Grupi ka trafikuar rreth 700 kilogramë kokainë dhe hashash me vlerë 35 milionë euro nga viti 2020 deri në 2022.

Në pranga kanë rënë: Klenis Qevani, 38 vjeç, Etmond Qevani, 46 vjeç, Erjon Arkaxhiu, 37 vjeç, Roland Hysollari, 44 vjeç, Sokol Sallaku, 41 vjeç, Elidon Shkalla, 27 vjeç, Geri Skilja, 28 vjeç, Arjan Ndoka, 48 vjeç, Renato Qevani, 31 vjeç, Kleon Mema, 38 vjeç si edhe Ferdinando Bongiovanni, 61 vjeç.

Gjithashtu janë sekuestruar pasuri mbi një milionë euro, përfshirë pasuri të paluajtshme, makina dhe sende me vlerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re