Një sasi e konsiderueshme amianti po sillej në Shqipëria nga Italia nëpërmjet tragetit të linjës Brindisi-Vlorë.

Gjashtë personat e arrestuar nga policia janë: Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë – Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN.

Arber Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë – Shoferi i fugonit tip Iveko, me targe AA 417 SC

A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë – Drejtori operativ i një agjencie tragetesh

Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë – Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, Administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1”.

Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë – Pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi”.

Sipas policisë, Zamir Kornuzi, pronari i firmës së mbeturinave kishte kontrate për të marrë mbetjet.

Policia e Shtetit bën me dije se është parandaluar futja e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. “Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë”, sqaron komunikata, e cila bën me dije se përveç materialit të rrezikshëm është sekuestruar edhe trageti.

Ende nuk dihet destinacioni përfundimtar se ky kryhej groposja e këtyre mbetjeve të rrezikshme që shkaktojnë një sërë kanceresh tek organizmi i njeriut. Ka dyshime se ky trafik është kryer edhe herë të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re