Mbrëmjen e sotme SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste për aferën e inceneratorin e Tiranës.

 

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj,  bëjnë me dije se aksioni i SPAK është në vijim.

 

SPAK ka lëshuar masën arrest me burg për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj.

 

Ndërsa masën “arrest shtëpie” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola.

 

Aktualisht ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako ndodhen në burg

 

Pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me komunikatë zyrtare  dhe të japë më shumë detaje rreth operacionit që është duke u zhvilluar.

 

/Vizionplus.tv/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re