Policia greke bën publike fotot dhe identitetin e dy shqiptarëve të arrestuar në gusht të këtij viti në Selanik. Kastriot Haxhi Kryemadhi, 29-vjeç nga Prrenjasi dhe Rigels Dritan Upe, 22-vjeç, nga Pogradeci akuzohen për 11 grabitje me armë në dyqane dhe grabitjen e një banese.

Gjatë arrestimit atyre iu gjetën një pistoletë TT dhe një thikë. Grabitjet i kryenin në Ano Poli, Toumpa, Kalamaria, Sykeon, Polikni dhe Evosmo. Të dhënat janë publikuar me urdhër të prokurorit me qëllim identifikimin e tyre nga të tjerë shtetas që mund të kenë rënë pre e grabitjeve.


