Një 33-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia e Peshkopisë, pasi tentoi të vriste një 20-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, Ardit Aldedja ka qëlluar me armë në drejtim të Sandokan Elezi (Aliajt).

Ngjarja ka ndodhur pas një konfliti të çastit për motive të dobëta. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar, i cili ndihmoi autorin të largohej duke e marrë në automjet.

Ndërkaq, në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, të cilët bashkëpunuan me 33-vjeçarin.

Shërbimet e policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorëve të tij./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re