Pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, duke e dhunuar  goditur me automjet, arrestohet 30-vjeçari dhe punohet për kapjen e vëllait të tij që braktisi automjetin menjëherë pas konfliktit.

Dy vëllezër kanë tentuar të vrasin një 25-vjeçar në Kavajë. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezërit dhunuan të riun dhe më pas e aksidentuan me qëllim për ta vrarë.

Ngjarja u parandalua nga uniformat blu. Policia arrestoi njërin prej vëllezërve, Halit Ullorja dhe shpalli në kërkim tjetrin.

Po ashtu, u arrestua edhe 25-vjeçari, Letjan Lushkaj, pasi rezultoi nën efektin e alkoolit teksa drejtonte mjetin gjatë momentin të konfliktit.

“Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit  dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si  dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re