Kryetarja e e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat për të prezantuar listën e kandidatëve për partinë e saj në zgjedhjet e 25 Prillit.

Topalli në fjalën e saj ka lexuar emrat e kandidatëve, ku ka bërë edhe një prezantim të shkurtër në lidhje me shkollimin, kualifikimin dhe arsimimin.

“Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që cdo gjë e ka arritu vetë.

Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës.

Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës.

Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit.

Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër.

Lista:

1-Matilda Gjini

2-Gjon Ndoj

3-Alda Gjini

4-Dod Prenga

5-Amarda Gjini

6-Erida Lazimi

7-Sandra Gjeleshi

8- Klavia Pema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re