Skip to content

EMRAT/ Trafik droge dhe armësh nga Amerika e Jugut në Belgjikë, kush janë 12 shqiptarët e arrestuar

Valdrin Markaj, 45 vjeç, Vitor Berisha, 49 vjeç, Fatos Markaj, 52 vjeç, Sami Berisha, 64 vjeç, Nehat Berisha, 42 vjeç, Flamur Delic, 34 vjeç, Fatmir Delic, 60 vjeç, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, 50 vjeç, Bujar Hoxha, 50 vjeç, Gezim Shabani, 41 vjeç, Alban Ferma, 29 vjeç dhe Artan Vigani, 42 vjeç janë 12 personat me origjinë shqipytare të arrestuar në Belgjikë.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale Kriminale të Belgjikës është finalizuar operacioni policor i koduar “Antwerp”.

Lexo edhe :Related Posts

Organizata kriminale e shkatërruar drejtohej nga shtetas shqiptarë me bazë në Antëerp, Belgjikë dhe  trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.

Gjatë operacionit janë arrestuar edhe 6 persona të tjerë, origjina e të cilëve nuk bëhet me dije.

Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit./