Dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht në Tiranë.

 

Mësohet se në makinën që kishte fundosur në “Rezervuari i Çekrezës”, ndodheshin dy të rinj. Një djalë 22 vjeç dhe një vajze 20 vjeç kanë humbur jetën ndërsa momentalisht po nxirren trupat e pajetë.

 

“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve Erjon Muça, 22 vjeç, dhe F.Gj 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”. njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re