Skip to content

Emrat-Tragjike në Tiranë/ Makina bie në rezervuar, humbin jetën një djalë e një vazjë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht në Tiranë.

 

Mësohet se në makinën që kishte fundosur në “Rezervuari i Çekrezës”, ndodheshin dy të rinj. Një djalë 22 vjeç dhe një vajze 20 vjeç kanë humbur jetën ndërsa momentalisht po nxirren trupat e pajetë.

 

“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve Erion Muça, 22 vjeç, dhe Flora Gjinaj, 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”. njofton policia.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë