Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga 9 persona, pasi kanë ndihmuar në mënyrë të paligjshme emigrantët të kalonin kufirin, kundrejt pagesave të ndryshme. Të arrestuarit mësohet se merrnin automjete me qira dhe i transportonin emigrantët për kalim ilegal.

 

Në prangat e policisë kanë rënë Daniel Sina, Rexhina Hyka, Fatmir Kapa, Shani Piro, Ledion Koçiu, Emiljan Sina, Ardjan Tema, Hume Murrizi dhe Eleva Pirro.

 

Ata merrnin nga 3500-5000 euro për person, që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave.

 

Emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra më qira, drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re