Policia vuri në pranga pesë persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë pas zbulimit të një tuneli me drogë në Krujë. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Haki Selimi, Rexhep Halili dhe Arlind Selimi si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Janë arrestuar edhe dy punonjës të OSHEE, Oltjan Farruku dhe Ervis Halili pasi kanë kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike brenda tunelit. Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe dy punonjës të tjerë: Sokol Kullaj (përgjegjës grupi i OSHEE-së) dhe Erald Kullaj (elektriçist i zonës).

Gjatë kontrollit u gjetën 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re