Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht sapo kanë zbritur nga trageti në Kotor. Ata u goditën me grushte dhe shkelma nga tre persona të veshur civilë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Si pasojë e dhunës barbare një nga tre të rinjtë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ngjarja u regjistrua mesdites e kësaj të shtune. Të rinjtë shprehen se nuk patën asnjë konflikt apo kontakt me autorët, të cilët i nxorën me forcë nga automjeti.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëhet e ditur se ka kërkuar informacion mbi ngjarjen e ndodhur.//

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re