Një shqiptar është arrestuar nga policia angleze ditën e djeshme pasi kishte përshtatur banesën për kultivimin e kanabisit.

Sipas raportimeve të mediave vendase, i arrestuar është 37 vjeçari Eduart Rrapushaj. Në pronën e tij gjatë kontrollit u gjetën 246 bimë kanabisi me një vlerë prej 388,000 £.

Në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë pasi ishin të përfshirë në këtë aktivitet.

Më tej u zbulua se autorët kishin arritur të realizonin furnizimin me energji në mënyrë të paligjshme.

Rrapushaj pasi pranoi fajësinë, u shpreh para gjyqtarëve: “Kërkoj falje dhe unë marr të gjithë përgjegjësinë”.

Sakaq persona e përfshirë në ngjarje janë Eneo Kamberi, 23 vjeç, Esat Qama, 25 vjeç dhe Eriton Qato, 28 vjeç.

Të tre të rinjtë dolën para gjykatës dhe të gjithë u lanë në paraburgim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re