Policia ka ekzekutuar urdhër arrestet e lëshuara sëfundmi nga SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës pas disa muajsh hetime intensive.

 

Pas dhënies së miratimit edhe nga GJKKO, gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se është kryer arrestimi nga policia i Taulant Tushes, Namik Simixhiut, Bledar Karolit dhe Jetmir Llapajt, ndërkohë që është shpallur në kërkim Erjon Murataj, i cili ndodhet jashtë shtetit. Po ashtu i është komunikuar masa edhe Leftër Kokës e Alqi Bllakos që janë në qeli tani.

 

Ndërkohë, masat “arrest shtëpie” janë dhënë për Alba Thomën, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Pëllumb Abeshin, Etleva Kondin dhe Sidita Tolën.

 

Pritet që në orët në vijim SPAK të dalë me komunikatë zyrtare  dhe të japë më shumë detaje rreth operacionit që është duke u zhvilluar. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re