Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar i identifikuar si Marjus Shkëmbi dhe ka shpallur në kërkim shokun e tij, Ergivio Hysa, pasi akuzohen për vjedhjen e një makine ne zonën e Yzberishtit.
Dy të rinjtë, dyshohet se kanë vjedhur automjetin e një 28-vjeçareje më 25 prill 2025.
Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërkohë që po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.