Skip to content

EMRAT/ Vrasja me armë zjarri në Dukagjin, identifikohet viktima dhe autori i dyshuar

DUKAGJIN- Vrasje me armë zjarri në Dukagjin. Policia thotë se 61-vjeçari Piro Prroni është ekzekutuar mbrëmjen  e kësaj të enjteje në fshatin Abat, në zonën e Dukagjinit.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar Ndoc Maçaj.

“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, një qytetar,  në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një 61 vjeçar. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.