Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e 12 punonjëve të burgut të Peqinit, pas vrasjes së Arben Lleshit pasditen e djeshme.

Kujtojmë se Sokol Mjaçaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan (të tre këta shtetas vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin). Shaqja është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :Related Posts

Mes personave të ndaluar është edhe drejtori i IEVP-së Peqin, Kamber Hoxha.

Të 12 personat e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shëprdorim detyre”

Të ndaluar janë shtetasit

-Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

-Qani Muça, 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

-Nikolin Gjonpali, 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

-Vilson Shima, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

-Arben Dulellari, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

-Ilir Balla, 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-Florene Mile, 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-Fatos Pire, 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;

-Genci Muça, 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;

-Klement Haka, 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;

– Erjon Çilaj, 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;

-Indrit Dubali, 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

Arma e zjarrit e cila u përdor nga Sokol Mjacaj për të vrarë Arben Lleshin është sekuestruar./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re