Një i ri shqiptar u vra në Brescia të Italisë.

 

Viktima është Alfonso Kola, 33 vjeç, i cili mbeti  fillimisht i plagosur pasditen e së mërkurës dhe ndërroi jetë në spital gjatë natës.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në Calcinato, rreth orës 18:25. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është po një shqiptar, i identifikuar si Petrit Gega, 52 vjeç. Ai u arrestua nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes së rëndë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane e gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri para një lokali të zonës për motive ende të panjohura.

 

I riu shqiptar u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarë që njoftuan autoritetet. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojnë plagëve dhe ndërroi jetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re