Skip to content

Emrat/ Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Dibër, arrestohet autori

Një 26 vjeçar nga fshati Homesh i Bulqizës humbi jetën mbrëmjen e kaluar pasi u godit me kaçavidë nga një bashkëfshatar i tij.

 

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Shupenzë teksa dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe 30 vjeçari, Dorjan Dema, ka goditur me mjet kaçavidë 26 vjeçarin, Dritan Manjani, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

 

Policia e Bulqizës ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, 30 vjeçarin Dorjan Dema.