Një 37-vjeçar është paraqitur në spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri.

Fabiel Toska Xhindi është paraqitur në spital rreth orëve të para të ditës së sotme, ndësa vijon të mbeten të paqarta rrethanat e plagosjes në hyrje të qytetit.

37-vjeçari ndodhet jashtë rreziku për jetën ndërsa policia ka nisur hetimet me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.

37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re