Një 37-vjeçare ka tentuar që të djegë një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në Tiranë, duke i hedhur lëndë djegëse.

 

Policia njofton se 37-vjeçarja e identifikuar si Marsida Kumurija ka pretenduar se ilaçet e blera në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore, gjë e cila e ka çuar dhe në veprimin ekstrem.

 

37-vjeçarja pas identifikimit nga policia është vënë në pranga.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re