Ka ndërruar jetë shtetasi Lulash Qepuri, 75 vjeç i cili u plagos rëndë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Stom-Golem të Shkodrës.

Fax News ka mësuar se i moshuari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Sipas informcioneve të siguruara, një person është futur në lokalin e viktimës dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj 75 vjeçarit.

Ndërkohë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle të shumta në gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re