Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh. Një drejtues motoçikletë duke ecur ne rrugën Fratar -Ballsh është përplasur nga një automjet dhe si pasojë ka përfunduar në asfaltin e rrugës duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, shtetasit Jonuz Mucaj, rreth 45 vjeç.

Mësohet se nga kjo përplasje drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të forta. Dëmtimet e rëndë të 45-vjeçarit kanë detyruar mjekët që t’i presin njërën këmbë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj, ndërkohë që drejtuesi mjetit është shoqëruar në polici.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re