Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.
Nga aksidenti i rëndë i ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ku humbi jetën në vendngjarje këmbësori 55 vjeç Ilir. Memini.
Mësohet se autori i ngjarjes ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. Ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar, duke e lënë mjetin në këtë zonë. Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori.

