Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, aty ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti.
Bëhet fjalë për të ndjerin Emri Cani, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm në makinën e tij tip Benz kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kolonë betoni në vendin e quajtur ‘Ura e Tapizës’.
Për pasojë, 43 vjeçari fatkeqësisht ka humbur jetën. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
