Skip to content

EMRI/ Aksident me vdekje në Korçë, viktima një 50-vjeçare

KORÇË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në qytetin e Korçës, mbrëmjen e kësaj të marte.

Paraprakisht raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur një grua 50-vjeçare, e identifikuar si Afërdita Elezi, e cila në momentin e përplasjes po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti u regjistrua ne aksin dytësor Korçe-Voskop, përgjatë rrugës për në Voskopojë.

Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave