Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një veturë,  e cila pas përplasjes është përfshirë dhe nga flakët. Si pasojë, personi brenda kësaj makine Ilir Duni, polic në posten e policisë në Gorricë/Pustec ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re